Search:

fazli fazli zainal dr fazley fazley lagu cinta lagu malayu akademi fantasia

A është Ibrahim Rugova Pejgamber i Kosovës?!

Video
Video Video
Video

Kush eshte Albin Kurti ? Në rezistencë kundër Milosheviqit Në gusht të vitit 1997 Albini u kyç në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si anëtar i kryesisë e më vonë si zyrtar për marrëdhënie ndërkombëtare. Kurti ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Organizativ të protestave paqësore dhe të padhunshme studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpara me dhunë nga regjimi i Milosheviqit. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviqit. Kur filloi lufta në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Albini filloi punën në zyren e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyres. Gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë. Gjatë bombardimeve të NATO-s ai qëndroi në Prishtinë deri më 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi. Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe. Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë. Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimitetin e gjykatës duke thënë: "Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Milosheviqit që e ka mbajtur Kosovën nën okupim". Kur u dënua, ai tha: "Nuk është me rëndësi nëse më dënoni dhe sa më dënoni. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar për këtë dhe po të më ipej rasti do të veproja sërish njësoj." Si rezultat i presionit ndërkombëtar Albini u lirua më 7 dhjetor 2001. Klikoni këtu për të lexuar më shumë rreth gjykimit e Albinit në Serbie Në rezistencë kundër UNMIKUT (Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë) Më 23 prill 2003 Albini diplomoi në fakultetin e shkencave kompjuterike dhe telekomunikacionit në Universitetit e Prishtinës dhe vazhdoi të jetë aktivist i të drejtave të njeriut dhe atyre civile. Ai punoi si aktivist në Rrjetin e Aksionit për Kosovën (KAN) (www.kosovoactionnetwork.org), të formuar në vitin 1997, që u ringjall në konferencën "Drejtimet e reja" të mbajtur në Prishtinë nga 8-13 korrik 2003. Në këtë mënyrë KAN e siguroi vazhdimësinë me anë të një fillimi të ri. KAN ishte lëvizje e aktivistëve të rinj, që për mision kishin ndryshimet shoqërore dhe krijimin e qytetarisë aktive. Aktivitetet përqendroheshin në tri fusha kryesore: çështjet e të drejtave të njeriut dhe drejtësia sociale, arsimi, kultura dhe arti. KAN përbehej edhe prej shumë anëtarëve ndërkombëtarë. Me 12 qershor 2005 në muret që rrethonin ndërtesën e UNMIK-ut, aktivistët shkruan parullën "JO NEGOCIATA, VETËVENDOSJE", që solli në transformimin e KAN-it në Lëvizjen VETËVENDOSJE! (www.vetevendosje.org). Shkrimi i parullave vazhdoi gati në të gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovës, dhe pastaj lëvizja filloi me përdorimin e metodave tjera kreative e të padhunshme sikurse janë aksionet simbolike, bllokadat dhe së fundi edhe demonstratat masive. Shërbimi Policor i Kosovës në bashkëpunim me policinë ndërkombëtare arrestoi, burgosi dhe dënoi qindra aktivistë, ndër ta edhe Albinin. Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon referendum gjithëpopullor në Kosovë, si e vetmja zgjidhje e drejtë dhe paqësore për të vendosur për statusin e Kosovës. Lëvizja arsyeton se vetëm me referendum si ushtrim i të drejtës për vetëvendosje mund të realizohet një zgjidhje demokratike e vërtetë. Në vend të negociatave të cilat mund ta vënë në kompromis lirinë, lëvizja kërkon që populli i Kosovës të ketë mundësi të vendos për vetvete, si duan të jenë të qeverisur dhe nga kush. Për të lexuar më shumë rreth Lëvizjës VETËVENDOSJE! Klikoni www.vetevendosje.org

Channel: Travel & Events
Uploaded: November 30, 1999 at 12:00 am
Author: fucishpendi

Length: 07:26
Rating: 4.06
Views: 306544

Tags: 2008  Albin  Bajram  Fatmir  Hashim  Ibrahim  kosova  Kurti  Lima  Rexhepi  Rugova  Sejdiu  stupcat  Thaci  uck  vetevendosje  

Video Url:


Embed Code:

Video Comments

No comments.

Video © 2007 All Rights Reserved.